Armina Mevlani rikthehet në ekran, ku do ta shohim blogeren?

Viti që vjen do nisë plot surpriza për Armina Mevlanin. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë influencuesja në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, e cila njofton rikthimin në ekran për vitin 2024.

“Kur do të shohim sërish në ekran?”, e pyet një ndjekës/e.

“Pas Janarit të 2024”, përgjigjet Armina.

Influencuesja e njohur nuk ka zbuluar më shumë dhe s’dihet se ku do ta shohim. Ndërsa, kujtojmë se për një periudhë kohe ajo ishte pjesë e “Goca dhe Gra” si bashkëprezantuese për dy sezone.


Shtuar 19.12.2023 18:34