Arjan Konomi shpërthen ndaj Donaldit: Zvarranik social që bën gjithçka për famë

Mbrëmja e djeshme ishte një “dramë” e vërtetë në Big Brother Vip. Konkurrenti Donald Veshaj foli për situatën në të cilën gjendej, ku ndërsa kishte puthur në buzë Bora Zemanin dhe i kishte dhuruar varësen, nisi një romancë me konkurrenten Beatrix Ramosaj.

Donaldi, pasi pa videot e Borës që po e priste jashtë, tha se i vinte keq që nuk e ka respektuar, por shtoi se për Beatrix ka një pëlqim shumë të madh dhe është ajo që do. Historinë me Borën e quajti të mbyllur.

Pas kësaj, ka reaguar opinionisti i emisionit që drejton Bora, i cili tha se shoqëria është e mbushur plot me zvarranikë socialë që bëjnë gjithçka për famë dhe para, duke iu referuar Donaldit.

“Pse po e bëj këtë story? Sepse mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash? Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë, apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan. E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranikë socialë, është e mbushur shoqëria jonë.” , ka thënë Arjani./albeu.com


Shtuar 4.12.2021 19:15