Arnita Beqiraj, ka folur për herë të parë për thashethemet e ndarjes mes saj dhe partnerit Arbër Çepani.
Ajo u shpreh se mes tyre ka patur ulje ngritje, por pa dhënë më shumë detaje.
“Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri”, tha fillimisht Arnita.
Po sot si është mes ju të dyve?
“Kam përshtypjen që thashë mjaftueshëm”.
Nuk do të tregosh asnjë tjetër?
“Besoj që me kaq mjafton”.
Jeni ndarë apo jeni bashkë?
“Se di si mendoni juve për shembull”? I kthehet regjisorja.
Ndërkohë, mes gjithë diskutimi, ajo mori një buqetë anonime me lule me një pusullë ku shkruhej: “Ti je një dinosaur, por je dinosauri im i preferuar”.
“Këtë mund ta bëjë vetëm Arbri”, tha Arnita mes të qeshurave dhe emocioneve.