Një sulm kriminal tronditi godinën e Top Channel mesnatën e së dielës. Persona që ende nuk janë identifikuar nga policia, qëlluan me breshëri plumbash drejt televizionit kombëtar, duke lënë të vdekur rojen e sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.
Kjo ngjarje tronditëse për të gjithë stafin e Top Channel, për të gjithë shqiptarët dhe kolegët gazetarë, iu komunikua banorëve të Big Brother Vip.
None found
Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin komëbtar, që prej mesnatës të së dielës.
Top Channel ndjeu detyrimin që këtë lajm ta ndajë me banorët, në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin.
Mesnatën e së dielës, Qetsori dhe Kristi i dëgjuan të shtënat e automatikëve, pasi ishin në oborr. /tch
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka bërë të ditur se pagesat e subvencioneve që janë në pritje do të realizohen…
Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të…
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me vendosmëri deklaratat e fundit të një ministreje të Qeverisë së Serbisë, të cilat rikthejnë…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi të dhënat e fundit për gjendjen…
Partia Demokratike mblodhi sot Këshillin Kombëtar për të vendosur mbi pozicionin e sekretarit të përgjithshëm. Në balotazh janë Flamur Noka,…
Sipas Sali Berishës, Partia Demokratike ia ka dalë të ekspozojë me sukses në arenën ndërkombëtare atë që ai e quan…