Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Suksesi i saj i fundit ka qenë ai i BBV, ku me shkathtësinë e saj e bëri formatin akoma më interesant.
Pikërisht në natën finale të BVV, Arbana ndau me publikun lajmin se po pret një fëmijë të tretë. Mirëpo që atëherë është e rezervuar për të dhënë detaje.
Ajo çfarë mbetet mister është gjinia e fëmijës, që Arbana e ka zbuluar, por, pa planifikuar ndonjë mënyrë ceremoniale si “gender reveal”.
Arbana ka rrëfyer se gjininë e fëmijës e ka zbuluar kur ka qenë me pushime dhe nga emocionet e çastit nuk kanë bërë asnjë xhirim.
“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi”, postoi moderatorja në InstaStory.