Arbana Osmani apo Ledion Liço? Top-i konfirmon zyrtarisht kush do drejtojë “Big Brother VIP 3”

Pas shumë aludimesh dhe lajmesh në rrjet, është konfirmuar zyrtarisht se cili do të drejtojë edicionin e 3-të të “Big Brother VIP Albania”.

Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, “Top Channel”, ka konfirmuar se BBV këtë sezon ndryshe nga dy sezonet e kaluara, nuk do të jetë në drejtimin e Arbana Osmanit, por do të drejtohet nga moderatori Ledion Liço.

Po ashtu është konfirmuar se spektakli do të nisë më 13 janar.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por vetë këngëtari kosovar Bardhi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.


Shtuar 29.12.2023 22:39