Anxhela Peristeri po martohet në Amerikë?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, ka qenë gjithmonë hermetike sa i përket jetës private.

Megjithatë, së fundmi duket se ka të reja në statusin e saj emotiv.

Kjo, pasi ajo prej kohësh është në lidhje, gjersa ka vendosur së fundmi që ta kurorëzojë lidhjen e saj me martesë.

Burimet e emisionit “Prive”, kanë zbuluar se Peristeri me të dashurinë e saj do të martohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Las Vegas.

Peristeri ka përndryshe një karrierë mjaft të bujshme në muzikë, gjersa vitin e kaluar përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në “Eurovision 2021”, duke u kualifikuar deri në finale me këngën e saj “Karma”. /telegrafi/


Shtuar 8.04.2022 23:05