Andi nxjerr zbuluar Jasminën: Më refuzoi në përballje, por pas dy ditësh më erdhi në Kosovë (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë Andi dhe Jasmina u përballën me njëri-tjetrin në “Përputhen Prime”. Siç u tha atë natë, Jasmina kishte ardhur nga Anglia vetëm e vetëm për të sqaruar gjithçka me Andin, në një përballje të kërkuar nga vetë ai.

Mirëpo, i ftuar së fundmi në “Shqipëria Live”, Andi zbuloi se ka qenë Jasmina ajo që ka kërkuar përballje dhe u shpreh i zhgënjyer nga ish-konkurrentja.

“U zhgënjeva shumë. Jasmina më ka kontaktuar, ka kontaktuar dhe produksionin dhe e gjitha kjo përballje ka qenë ideja e saj. Madje Jasmina para përballjes bëri publikisht një video për mua ku më thoshte se duhet të lija pas inatin e mërinë dhe në përballje tha komplet diçka tjetër. Ajo ishte inicatorja ndërkohë ma hodhi mua, pastaj thoshte që nuk i kam munguar, ajo erdhi nga Zvicra, unë nga Prishtina, balancoji këto të dyja”, tregoi ai.

Më tej, Andi shtoi se vetëm dy ditë pas përballje, Jasmina ka shkuar në Kosovë për ta surprizuar për ditëlindje.

“Pasi tha gjithë ato gjëra në përballje, pas dy ditësh erdhi në Kosovë për ditëlindjen time dhe më surprizoi. Pavarësisht çfarë ndodhi i thashë e vlerësoj dhe faleminderit shumë, pastaj ajo filloi me ato të vetat. Po në Prime çfarë nuk tha dhe pastaj bën të kundërtën.
Unë përballjen e pranova se reflektova rreth asaj çka ajo kishte thënë, plus ja kemi borxh produksionit dhe përkrahësve. Unë e kam mbyll kapitullin, thjesht doja një raport të mirë”, zbuloi ish-konkurrenti.


Shtuar 20.10.2021 10:21