Almeda Abazi dhe bashkëshorti vijnë në Shqipëri, pika turistike ku ka vendosur ta çojë partnerin turk (FOTO LAJM)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar. Ish missi dhe aktori turk janë tashmë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe vajze. Së fundmi, ata kanë zbuluar se ndodhen në Shqipëri. Ka qenë Almeda, e cila ka ndarë një fotografi krah partnerit në Dajt.

Kujtojmë që gjatë një interviste që dha disa muaj më parë, Almeda foli për dëshirën për të blerë një shtëpi në Tiranë. Mes të tjerash, ajo tregoi se do që të kalojë më shumë kohë me fëmijët në Shqipëri në mënyrë që t’i rrisë me kulturën dhe traditat shqiptare. E pyetur nëse kanë menduar që të blejnë një shtëpi në Shqipëri, ajo tha:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe.”, shtoi Almeda.