Alma Çupi “arratiset” në udhëtim me të bijën: Kush ka vajza botën ka (VIDEO)

Jo të gjithë e dinë se Alma Çupi është nënë e një vajze. Kjo pasi gazetarja ka preferuar të njihet gjithmonë për profesionin e saj dhe emisionin që e bën atë unike.

Ajo na prezanton shumë rrallë me vajzën dhe së fundmi ka publikuar nje video ku tregon se nënë e bijë janë nisur në udhëtim së bashku. Me qindra ndjekës i shkruajnë Almës për ngjashmërinë e saj me të bijën.

“Kush ka vajza boten ka. Ky reels për te gjithe ata qe kane vajza. I paci me shendet e jete!”

Prej 6 vitesh, vajza e gazetares së njohur jeton dhe studion në Gjermani.

“Një nga arsyet që unë vajzën time e kam çuar me shkollim jashtë Shqipërie është pikërisht mentaliteti mbytës”, është shprehur Alma Çupi në një nga intervistat e saj të rralla./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alma Cupi (@almacupi_histori_shqiptare)


Shtuar 29.01.2023 15:43