Albi Nako, pjesë e panelit të Fan Club DWTS tha se anëtarët e jurisë duhet të tregohen më të kujdesshëm me komentet e tyre.
Ndërsa dha disa shembuj, ai theksoi se disa balerinë komplimentohen nga juria, kurse të tjerë jo. Albi u shpreh se të gjithë duhet të jenë të barabartë në spektakël.
“Punët e shkundjeve dhe tundjeve. Duhet të jemi të kujdesshëm me pjesën e shprehjeve se kam vënë re një lloj diskriminimi deri diku mund ta them. Kam vënë re Ilirin që citon Dionin si monument kulture, citon Luixhinon si ekselent, pa pasur asnjë diskutim për profesionalizmin e tyre. Kjo dashje padashje krijon një lloj deprinimi tek pjesa tjetër e kastit. Unë mendoj se kjo krijon një përqasje tjetër tek VIP-at, që duke kërcyer me monumente kulture që theksohen nga juria krijohet një ide e gabuar, që ne që kërcejmë me këta monumente e kemi garën deri diku edhe të marrë. Ka një përshtypje të gabuar, unë e quaj deri diku edhe diskriminim, duhet të jemi pak më të kujdesshëm, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Unë mesa vë re ka një diçka që disa përkëdhelen, disa jo. Këtu mund të them dhe rastin e Gracianos që e shoh sikur juria nuk e do”, u shpreh Albi.
View this post on Instagram