Aktorja me ngjyrë zëvendëson Johny Depp në filmin “Pirates of the Caribbean”. Shpërthen Elon Musk

Elon Musk bëri një postim në llogarinë e tij personale në platformën X ku ndau mendimin e tij për një lëvizje të supozuar të “Disney” në lidhje me ekskluzivitetin “Pirates of the Caribbean”.

Biznesmeni dhe CEO i X/Twitter është shprehur i pakënaqur me një raportim në të cilin thuhet se aktorja Agios Entebiri, e njohur për rolin e saj në serialin “The Bear”, do të zëvendësojë Johnny Depp në “Pirates of the Caribbean 6”.

“Disney ta shpif!”, shkruan ai mbi një artikull që njofton zëvendësimin e aktorëve.

“Disney po konsideron Agios Entebiri si zëvendësues të Johnny Depp në ‘Pirates 6’. Disney thuhet se po konsideron Agios Entebiri për rolin kryesor në “Pirates 6″, një film që do të ketë një kastë më të rinj piratësh në kërkim të thesarit të fshehur. Personazhi që po shqyrtohet quhet Anne dhe është e mundur që ky personazh të bazohet në jetën reale të pirates Anne Bronnie, e cila ishte irlandeze.”, thuhet në artikull.

Musk ka një lidhje të largët me yllin e Hollivudit pasi ka qenë në një lidhje me Amber Heard pas divorcit të aktores nga Depp në vitin 2015. Në fakt, në atë kohë kishte zëra se lidhja e themeluesit të Tesla me aktoren amerikane mund të kishte filluar gjatë martesës së saj me Depp.