Aktori i njohur Nick Cannon ka pranuar pjesmarrjen dhe ka folur për festat famëkeqe të Sean ‘Diddy’ Combs’ në të cilat ka marrë pjesë kur ishte vetëm 16 vjeç.
“Po them të vërtetën. Më kujtohet që qëndroja jashtë duke u përpjekur të futesha në një festë Puff këtu në Nju Jork. Të gjithë po shkonin. Ishte si videoja e ‘One More Chance’. Ishte gjë e vërtetë”. tha aktori 44-vjeçar për “Breakfast Club” të premten.
Videoklipi i përmendur nga Cannon ishte për një këngë të Notorious BIG, e cila u zhvillua në një festë të mbushur me njerëz në Nju Jork.
“Festimet e Bad Boy ishin zyrtarisht në Nju Jork në fund të viteve ’90,” përshkroi aktori, duke pretenduar se të gjithë shkonin në festat e tij. “Bad Boy Records” quhet kompania diskografike e themeluar nga Diddy.
Cannon tha më tej se nuk e ka problem të flasë hapur për pjesëmarrjen e tij në festat e Combs sepse ai nuk ka asgjë për të fshehur, ndërsa theksoi se ai kurrë nuk kishte marrë pjesë në festat famëkeqe “freak off”.
Cannon gjithashtu vuri në dukje se pavarësisht se kishte shijuar një festë të mirë, ai nuk ka qenë kurrë i dehur në jetën e tij. Në veçanti, ai ka rrëfyer se nuk pi alkool dhe as drogë. Komentet e Cannon vijnë pasi një avokat me bazë në Teksas që mbikëqyr më shumë se 100 padi për sulme seksuale kundër Combs pretendoi se ka shumë njerëz të profilit të lartë të lidhur me krimet e supozuara.