Ish-banorja e BBV3, Arta Kabashi konfirmoi ditën e djeshme se ishte në një romancë, por nuk zbuloi identitetin e partnerit.
Këngëtarja zbulohet se është në një lidhje dashurie me aktorin Blerim Destani.
“Po ia kam konfirmuar Meritonit me një gjest dhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur”, tha këngëtarja në emisionin “Pardon My French”.
Ajo theksoi theksoi në intervistë se partneri i saj nuk është këngëtar.
“Ajo që mund të them është se nuk është nga bota e muzikës.”
Por sipas, Revistës Kosovarja, Arta Kabashi është në një romancë me aktorin. Media kosovare raporton se ata janë në një lidhje të qëndrueshme prej kohësh.