“Ajo tha po!”, Sarah Berisha dhe Dj Pm i japin fund beqarisë? (FOTO LAJM)

Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një ndër çiftet më të komentuar të shoëbizz-it shqiptar. Dyshja, të cilët u njohën kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” po shijojnë lidhjen e tyre që duket më e fortë se kurrë. E ndërsa gjërat mes tyre shkojnë mirë, fansat me të drejtë pyesin për një propozim.

Së fundmi, blogerja ka ndarë një foto të dorës së saj ku shihet me një unazë në gisht. “Ajo tha po”, ka shkruar blogerja krahas fotos duke ngjallur dyshimet se Dj ia ka shtuar pyetjes të dashurës së tij. Megjithatë, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka apo në të vërtetë i ka propozuar.


Shtuar 16.11.2022 09:14