“Ajo që bërë dje ishte shumë e shëmtuar”, Graciano i bën moral Romeos: Si e le të dashurën të qante vetëm në suitë?

Heidi dhe Romeo u surprizuan dje nga ‘Vëllai i Madh’ me një suitë të bukur vetëm për ata të dy.

Por Gracianon e shqetësoi fakti që Romeo zgjodhi të kalonte kohë jashtë me banorët e tjerë dhe mos shoqëronte Heidin, e cila po rrinte e vetme në suitë.

Në një diskutim me Romeon sot, Graciano i thotë se Romeo nuk ka dashuri për Heidin dhe nuk i intereson më shumë se loja.

Graciano: Ti me veprimet, nga poetiku dhe ai që qan, të vjen një mundësi e artë me suitën, që mund të jeni të dy bashkë vetëm, ti zgjedh të vish këtu. Ti kishë hall se mos të ikte situata me Julin.

Romeo: Kur erdha këtu nuk bëra debat me njeri, aty nuk kisha dhomë ku të dilja dhe doja të pija një gotë verë të pija një cigare

Graciano: Cigarja ishte më e rëndësishme?

Romeo: Pse ju bën përshtypje? Pse shqetësoheni

Graciano: Shoh një Romeo që na e ka këput shpirtin, dhe tani shoh një Romeo që e ka siguruar Heidin, arriti atë që donte dhe tashi hec, se aty je ti. Ajo që bërë ti dje ishte shumë e shëmtuar.


Shtuar 24.04.2024 17:53