Amber Candy, ka folur në “Se luan topi”, për fituesin e BBV, Gjestin. Amber e cilëson atë si të shkëputur nga çdo lidhje me banorët e tjerë, duke shtuar se kjo sjellje nuk e ka habitur aspak:
“Gjesti nuk bëhet me asnjë banor që ka dalë që aty… Madje as me Eglin.”
Deklarata më e fortë e saj lidhet me raportin e përfolur mes Gjestit dhe Eglit, për të cilin Amber është kategorike:
“Jo, nuk janë një çift. Në atë shtëpi nuk kishte dashuri. Tek asnjë. Dashuria është gjë e madhe. Dashuria jetohet, shijohet. Gjërat është mirë që të vijnë natyrshëm.”
Sipas saj, Gjesti ishte ai që i hoqi shtëpisë më të madhe të Shqipërisë emocionin dhe ndjeshmërinë që ky format ka pasur gjithmonë:
“E fitoi BBV, është një njeri i klikuar, por që i hoqi emocionin dhe i hoqi realitetin.”