Sot për aktorin e njohur të humorit Agron Llakaj është një ditë e veçantë. Ai dhe bashkëshortja e tij Kostandina festojnë 38-vjetorin e martesës.
Agroni dhe Kostandina janë prindër të fy fëijëve dhe aktori gjithmonë tregon se me sa shumë dashuri rrethohet familja e tyre, për më tepër tani që është edhe gjysh i Adeas, Teos dhe Brus.
Ne një nga intervistat e tij të fundit Agron Llakaj u shpreh për sakrificat jo vetëm të tij, por edhe të bashkëshortes, drejt rrugëtimit të tij për t’u bërë një aktor profesionist.
“Në moshën 27-vjeçare, kur kisha dy fëmijë, erdha në Tiranë që të fitoja të drejtën për të fituar shkollën për aktrim. Kostandina më mbështeti 4 vite dhe më duhet edhe një jetë tjetër që t’ia shpërblej. Mori përsipër të rriste fëmijët, me një sakrificë të jashtëzakonshme. Më vjen mirë që arritëm të krijojmë të ardhmen tonë. Në çdo sukses timin është ngjyrimi i Kostandinës brenda”, tregoi Llakaj./albeu.com/