Agravon debati mes reperëve, Don Xhoni kërcënon haptazi Finemin

Ashtu siç pritej! Don Xhoni nuk ka qëndruar pa reaguar pas ofendimeve të rënda që Finem i drejtoi. Edhe pse ky i fundit nuk i mbajti më shumë se disa minuta në llogarinë e tij në Instagram, syrit të mediave nuk i shpëtoi kjo gjë.

Reperi i hitit ‘Make a pose’ ka reaguar në një mënyrë shumë kërcënuese dhe duket se tanimë gjakrat mes dy reperëve janë ‘ndezur’. Me anë të një Instastory ku ka treguar ‘screenshot’ të një lajmi të fundit, i cili tregon se në koncertin e tij në Drenicë është gjuajtur me armë, reperi shkruan:

“Prej t’99 e din secili prej ktyne.”

Nga teksti i këngës së tij: “Prej 99-ës veç me kallash kena gjujt”, çfarë ka dashur të nënkuptojë reperi me këtë mesazh kundrejt Finem?

Më parë mes tyre u përfol se i drejtonin të tjera postime ‘thumbuese’ njëri-tjetrit. Kjo pasi Finem publikonte video ‘tallëse’ dhe fansat ishin të bindur se ato i drejtoheshin Don Xhonit. Nga ana tjetër dhe postimet e këtij të fundit i kundërpërgjigjeshin ‘flakë për flakë’

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HIP HOP OFFICIAL (@hipphopp_shqip)

Kujtojmë se nuk është hera e parë që dy reperët kanë probleme me njëri-tjetrin, pasi para pak kohësh u përfol për një sherr të ndodhur mes tyre, por një gjë e tillë u mohua nga ata.


Shtuar 17.08.2021 15:47