Prej disa ditësh në mediat rozë, bashkëshortja e Bleros, Afrona Dika po përflitet se është në pritje të ëmbël. Por mesa duket gjithçka janë thashetheme.
“Prive” ka mësuar se ky lajm nuk është i vërtetë dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Afrona. Madje ajo ka treguar se ata si çift nuk e kanë në plan për momentin që të bëhen prindër.
Ndërkohë më herët, Blero ka treguar se ai e kuptoi shumë shpejt, se Afrona ka qenë e duhura për të. Vetëm gjysmë ore pasi ka komunikuar me të, Blero ja ka prezantuar familjes së tij.
“Atë natë që filluam të komunikonim në Facebook isha në Gjermani me familjen tek daja im. Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën më çoi një foto, shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë ndalun veç pak, a po ju pëlqen kjo? Ata thanë oo sa e bukur. Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë. Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam tek familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”, ka treguar Blero.