Adrola ka bërë një veprim që babait të saj do i pëlqejë shumë, edhe pse ai, siç tregon modelja, është gjithmonë i pakënaqur me të. Adrola është vaksinuar e mesa duket i ati ka kaq kohë që i thotë pasi ajo tregon se me këtë që bëri, babai do i thotë se është vajza më e dëgjueshme që ka bota.
Modelja postoi një foto nga momenti kur po vaksinohej, të cilën me siguri ia ka dërguar të atit për t’ja vërtetuar dhe shkroi se ai do mendojë tani që ajo është më e mira.
“Edhe babai im që është gjithmonë i pakënaqur me mua, për 5 minutat e ardhshme do mendojë se jam vajza më e zgjuar, më e mirë dhe më e dëgjueshme që ka bota pasi vendosa të bëj vaksinën”-shkruan Adrola.