Filmi “Luna Park” me regji nga Florenc Papa do të ketë premierën në Festivalin e 65-të Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.
Një nga rolet kryesore në këtë projekt madhështor ka Adriana Matoshi, si një aktore me përvojë të gjatë në këtë fushë.
E të tjerë të përfshirë në film janë: Orion Jolldashi, Nik Xhelilaj, Flonja Kodheli, Amos Zaharia dhe Eno Milkani.
Ky film trajton peisazhin postkomunist të Shqipërisë, ku një nënë e vetmuar, Mira, dhe djali i saj adoleshent i trazuar, Toni, luftojnë me një shpërthim të dhunës civile që copëton kombin e tyre të Evropës Lindore.
Pjesa tjetër e ekipës është si në vijim: skenari: Florenc Papas, Glykeria Patramani; Kinematografi: Simos Sarketzis, redaktori: Federica Forcesi; dizajni: Durim Neziri; Kostumografia: Stela Laknori; Muzika: Mater Merlic; producent: Dritan Huqi, Ioanna Bolomyi, Riccardo Neri, Fatmir Spahiu; Produksioni: On FILM, Atalante Productions S.A., Lupin Film, Studio Corvus, Buka Production.
Adriana ka qenë duke punuar që një kohë të gjatë për këtë film, meqë ka ndarë vazhdimisht pamje nga xhirimet.