showbiz

A u soll Jennifer Lopez keq në tapetin e kuq? Regjisori sqaron pretendimet e bujshme

Regjisori i Glambot-it, Cole Walliser, ka hedhur poshtë pretendimet se Jennifer Lopez ka qenë “e pasjellshme” me të gjatë xhirimeve të saj në Golden Globes 2026.

“Nuk e mora personale. Në atë moment nuk më është dukur aspak e pasjellshme”, tha regjisori kanadez në një video të publikuar në Instagram të dielën — megjithatë ai pranoi se “disa gjëra i shtuan benzinë kësaj ideje”.

Të lidhura

None found

“Së pari, ajo ishte thjesht e përqendruar në punë. Tapeti i kuq ishte mbyllur”, shpjegoi ai. “Ajo ishte gati të hynte brenda. E dinte saktësisht çfarë do të bënte. U pozicionua menjëherë.”

Walliser tha se ishte “thjesht fatkeqësi” që Lopez, 56 vjeçe, në videon që u bë virale ndodhej “me shpinë” nga ai.

“Unë po flisja me të, ajo po shikonte nga ana tjetër, por në fakt po përgatitej për lëvizjen”, kujtoi ai.

“Në atë moment, nuk mendova: ‘Hej, kthehu dhe më shiko’”, sqaroi krijuesi i përmbajtjes. “E dija çfarë po bënte.”

Walliser shtoi se aktorja e filmit “Selena” thjesht po përgatitej për momentin e saj në Glambot.

“E dija që po bëhej gati. E dija që ishte vonë. Thjesht po vazhdonim procesin. Ai moment nuk më dukej aspak i pasjellshëm”, këmbënguli ai.

Javën e kaluar, Walliser publikoi në Instagram videon Glambot të Lopez-it, ku këngëtarja e “I’m Real” shihet me shpinë nga regjisori, ndërsa ai i jep udhëzime se si të pozicionohej.

Kur Walliser e pyeti yllin e filmit “Hustlers” nëse kishte një ide për lëvizjen që donte të bënte, ajo nuk u përgjigj verbalisht, por thjesht u kthye për t’ia treguar se si do të pozonte.

të fundit

Lamtumira që e meriton”, Messi do të rikthehet te Argjentina për një mbrëmje historike

Lionel Messi është rikthyer në listën e Kombëtares së Argjentinës dhe pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të lamtumirës më…

5 minutes ago

Qytetarët largohen nga zona pranë Gjykatës në Hagë, nesër shpallet verdikti për ish-krerët e UÇK-së

Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, e cila u vendos për herë të fundit pranë Gjykatës Speciale në Hagë, qytetarët…

6 minutes ago

Administrata Trump zhvendos 52 milionë dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa drejt Amerikës Latine, preket edhe Maqedonia e Veriut

Administrata Trump po heq dhjetëra miliona dollarë nga ndihma ushtarake e SHBA-së për vendet në Evropë dhe Lindjen e Mesme,…

17 minutes ago

Anis Mehmeti tund rrjetën ndaj Arsenalit me një gol të bukur

Sulmuesi Anis Mehmeti e ka gjetur rrjetën në përballjen ndaj Arsenalit për EFL Cup.Lojtari shqiptar e dëshmoi kualitetin në sfidën…

23 minutes ago

Në Gjykatën Penale në Shkup dëshmojnë për rastin ndaj gjykatësit Gjoko Ristov

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi i gjykatësit të Gjykatës së Apelit,…

24 minutes ago

<titulli>Gjorgievski: Punimet për Transportin e Shpejtë Autobusësh pritet të nisin në fund të pranverës së ardhshme</titulli>

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, sonte në “Studio e Natës” njoftoi informacion ekskluziv në lidhje me zbatimin e…

25 minutes ago