Një fotografi e vetme në rrjetet sociale ka mjaftuar që të shpërthejnë në komente e aludime!
Dy këngëtarët e njohur, Fero dhe Dafina Zeqiri, janë shfaqur së bashku në një postim në “Instastory”. Menjëherë fansat kanë nisur që të mendojnë se mund të jetë në prag një bashkëpunim muzikor.
Të dy artistët, të njohur për energjinë e tyre në skenë dhe ndikimin në tregun shqiptar, nuk kanë zbuluar ende detaje për ndonjë projekt konkret, por ngrohtësia dhe natyra spontane e fotos ka ndezur menjëherë spekulimet.
A është ky thjesht një takim miqësor, apo po përgatitet një “hit i verës”? Duke njohur stilin e tyre, gjithçka është e mundur!