Aktualisht jeta personale e Arjola Demirit përbën mjaft interes për publikun. Aktorja ishte dje e ftuar në ëmisionin me fëmijë “Në kurthin e Piter Pan” ku të vegjlit në rolin e gazetarit dinë mjaft mirë t’i venë në siklet të ftuarit.
Njëri prej tyre ka hyrë menjëherë në temë duke e pyrtur aktoren:
“A je e dashuruar apo e mërzit?”, ishte pyetja e tij.
Arjola u fut në rol ku filloi të qante duke u përgjgijur se është e mërzitur dhe la të kuptohet se nuk është e dashuruar.
Një tjetër pyetje që i bëhet më shpesh aktores ishte nëse e ka marrë shtëpinë.
“Shtëpinë e kam marrë, është në ndërtim. Vitin tjetër do të futëm në shtëpi”, ka treguar aktorja./albeu.com/