A janë miq në jetën reale me Luizin? Olta Gixhari shuan kureshtjen e shqiptarëve

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë dy personazhet që kanë ngritur në këmbë publikun shqiptar, duke i vënë kundra njëri-tjetrit.

Ndërkohë që njihen si dy kundështarë gjatë edicionit të dytë të Big Brother, dyshja duket se e qetësoi “luftën” pas pjesëmarrjes në filimin “Në Kuadër të Dashursë”, i cili pritet të shfaqet në kinema, tetorin e këtij viti.

Pavarësisht kësaj, publiku ende është i interesuar të dijë se si është aktualisht marrëdhënie mes Oltës dhe Luizit.

Aktorja ka bërë një postim në rrjetin social Instagram, përmes të cilit fton fansat t’i bëjnë asaj pyetje dhe ajo do përgjigjet.

Në një ndër pyetjet e dërguara, shkruhet: “A ke miqësi me Luizin?”

Këngëtarja ka zgjedhur të pëgjigjet shkurt “Jo”, ndërkohë që e ka shoqëruar përgjigjen e saj me një foto ku gjendet së bashku me Luizin, duke konfuzuar akoma më shumë fansat.


Shtuar 10.08.2023 16:28