“A i ke thënë Olsit faleminderit për famën?”, Egli Tako përgjigjet publikisht

Këngëtarja Egli Tako është përfshirë prej vitesh në mediat rozë dhe kjo për shkak të lidhjes me aktorin Olsi Bylyku.

Por ajo që e bëri më të famshme dhe më të komentuar në media rozë e në rrjete sociale nuk ishte lidhja, por ndarja me aktorin.

Që pas ndarjes, Egli Tako i ka shtuar dozat e postimeve në rrjetet sociale e gjithashtu ka pësuar një ndryshim total në peshë.

Gjithsesi ajo edhe për një kohë të gjatë do mbahet mend si ish e dashura e Olsi Bylykut, por kjo duket se nuk e shqetëson.

“A i ke thënë ndonjëherë ishit tënd faliminderit që më dhe pak famë dhe më bërë të njohur?”, ishte një pyetje nga ndjekësja të cilës Egli i është përgjigjur
dhe gjithashtu e ka ironizuar.

“I kam thënë Faleminderit, jo faliminderit”, shkruan ajo./albeu.com/


Shtuar 19.10.2023 10:40