A e ftoi Donaldin në dasmë? Ilir Shaqiri përgjigjet për kuriozët

Të shtunën, Ilir Shaqiri u martua për herë të dytë me bashkëshorten e tij, Emanuelën. Ai organizoi një dasmë përrallore, ku kishte shumë të ftuar nga miqtë, familjarë dhe njerëz të dashur. Madje, kishte dhe disa nga ish-banorët e Big Brother VIP.

I pyetur nëse e kishte ftuar Donaldin, Iliri tha jo.

“Donaldin nuk e ftova”, u shpreh balerini.

Kujtojmë që marrëdhënia mes Ilirit dhe Donaldit ka qenë gjithmonë në rivalitet e sipër, që nga loja në shtëpinë e famshme dhe deri ndarja e çmimit të madh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)

Shtuar 30.05.2022 13:51