A do sjellë bashkëpunim me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max? Rita Ora e jep përgjigjen në Tiranë

Në konferencën për shtyp me kryebashkiakun Veliaj dhe ambasadorin britanik, Rita Ora i është përgjigjur edhe disa pyetjeve të gazetarëve. E pyetur nëse do kishte një bashkëpunim me Dua Lipën, Bebe Rexhen dhe Ava Max dhe përgjigjia e saj la të nënkuptohej se në të ardhmen ndoshta do sjellin një projekt së bashku vetëm se duhet të presin momentin e duhur, pasi të gjitha kanë angazhimet e veta.

Gazetarja: A do ju shohim bashkë juve, Bebe Rexhën, Ava Max, Dua Lipën në një projekt muzikor, a do ishit juve iniciatore për këtë projekt?

Rita Ora: Në 2011-2012 kur fillova karrierën time e pashë të nevojshme dhe si një barrë në një farë mënyre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartën globale, por tani jam e lumtur dhe me fat që shikoj kaq shumë artistë të përfshirë këtu edhe në fushën e muzikës por edhe në fusha të tjera të cilët e kanë lartësuar artin shqiptar. E kam ëndërr të vijmë të gjithë së bashku dhe të sjellim një bashkëpunim, por për shkak të angazhimeve të shumta që të gjithë kemi mbase nuk është gjithmonë e mundur.


Shtuar 6.09.2022 14:19