Moderatori dhe autori i Al Pazar në Agron Llakaj, 5 muaj më parë humbi babain e tij. Publiku i tij është mësuar t’i dhurojë gjithmonë të qeshura, por dedikimet e Agronit për njërzit e afërm janë gjithmonë emocionuese.
“Plot 5 muaj pas largimit tend bab i dashur, per here te pare luajta Xha Temen…,kapelen tende, shallin tend dhe tespiet e tua, i bera pjese te veshjes se personazhit dhe te gjithe me thane-“ sa i bukur xha Temja sot?!”…,e lotet me mbuluan bab…,por u lumturova qe te kisha me vete…,ahhh sa me mungon mor babi im i mire ?! M’a lodhe syrin duke pritur te zesh qoshen e divanit ku rrije…”, shkruan Goni krah një fotoje të të atit të ndjerë, përballë personazhit të xha Temes.
View this post on Instagram