Këngëtarët e muzikës popullore dhe asaj të rrymës tallava kanë sezonin e tyre gjatë muajve të verës.
Konkurrenca e tyre për të kapur sa më shumë data martesash është më e madhe se koncertet.
Këngëtarët së bashku me grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë e një kryetari të shtetit, dhe këtë e di gjithkush që bën një dasmë.
Çmimi i tyre sillet prej 5000 deri në 10000 euro.
Në krye të listës së pasanikëve të ahengjeve qëndrojnë këngëtarët: Remzije Osmani, Sinan Hoxha, Meda, Afrim Muqiqi, Shkurte Gashi, Labinot Tahiri, Muharrem Ahmeti, Artiola Toska, Irma Libohova, etj.