37 vite larg nga skena por la gjurmë në kinema, e gjeni dot për cilën aktore bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Matilda Makoçi prej 37 vitesh është larg syve të publikut. Ajo ka rrëfyer pak kohë më parë se arsyeja e largimit të saj nga skena ishte për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin Rama.

Rruga e Matilda Makoçit në aktrim ishte e shkurtër, por me gjurmë të thella në kinema dhe në teatër. Për aq role sa luajti, aktorja e re e viteve ‘80-‘90 krijoi menjëherë një profil të veçantë në ekranin e filmit shqiptar.Me një bukuri ekzotike, me një vështrim plot zgjuarsi dhe gjeste të sofistikuara, ajo s’u harrua kurrë nga publiku.

Por nëse ajo do të rikthehj sot në skenë, do ta bënte vetëm për një rol.

“Tashmë janë rolet e nënave por shikoj nga këto mundësi që ofron televizioni që prezanton aktorët e rinj, shikoj që ka shumë mobilizm të moshave të reja, edhe për mama, role të rriturish, edhe besoj se ndonjë rol dramatik klasik i teatrit shqiptar do ishte interesant”.

Matilda Makoçi ka qenë ylli i viteve ?80-?90 i kinematografisë shqiptare, një nga aktoret më të vlerësuara të kohës, e cila hoqi dorë nga aktrimi për të mos iu rikthyer më. Ajo jeton me prindërit e saj në një apartament në Tiranë.

Matilda Makoçi, e qetë tanimë, që e ka përmbushur detyrën e saj si nënë dhe për të mos u ndier e vetme, rikthehet të jetojë tek apartamentii nënës së saj, ndien se ka dëshirë të rikthehet, ndoshta me një rol në teatër dhe nuk ka frikë ta thotë këtë. Ajo dëshiron ta provojë. Ndoshta nuk do të jetë e thjeshtë, thotë ajo ndërsa kujton se sa të vështirë e pati kur Gregu ishte i vogël dhe asaj i ofruan një mundësi të mirë në një serial grek.

Ajo nuk ka frikë të thotë se nuk mundi, se nuk e përballoi dot. Seriali “Mikeshat” mund t’i kishte ndryshuar jetën, por edhe atëherë ndjesia e nënës ishte më e fortë se ajo e aktores./albeu.com/


Shtuar 11.03.2022 14:40