Aktori turk Murat Yildirim është bërë baba. Murat dhe bashkëshortja e tij Iman Elbani humbën një fëmijë para se të lindte, në vitin 2019 prandaj gëzimi këtë herë ishte i madh. Aktori e mbajti të fshehtë shtatzëninë e bashkëshortes për 9 muaj.
“Ju falënderoj shumë të gjithëve… Ju që jeni lutur për ne për një kohë të gjatë dhe keni uruar këtë çast, më në fund ka lindur vajza jonë Miraj…Jemi shumë të lumtur”, ka shkruar Murat.
Murat është i njohur nga serialet “Dashuri dhe ndëshkim” apo “Ramo”.