14 vite dashuri, kush është çifti model i showbizit shqiptar

Miriam Cami dhe Alban Skënderaj konsiderohen si njënga çiftet model për showbizin shqiptar. Ata janë bekuar edhe me dy fëmijët e tyre, Ameli dhe Duam.

Këtë të martë ata kanë festuar 14 vjetorin e lidhjes dhe Miriam nuk ka ngurruar t’i bëjë partnerit të jetën një dedikim romantik në Instagram. Ajo ka publikuar tre fragmente nga kënga e tyre mjaft e njohur ”Let me die with you”, krahas së cilës ka treguar se çifti mbushin plot 14 vite bashkë.

”14 vite me ty. I love you more than the worlds can say @albanskenderaj”-ishin këto fjalët e këngëtares.

Sikurse kanë treguar edhe vetë nëpër intervista gjatë këtyre viteve ata janë rritur e kanë përjetuar ndodhi të bukura e të vështira pa u ndarë asnjëherë.  /albeu.com/

Shtuar 23.03.2021 10:03