1 vit nga dasma e bujshme, Armina e kujton me fotot e papublikuara

Çifti i njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha sot festojnë 1 vjetorin e martesës së tyre. E në këtë ditë të veçantë për ta, Mevlani ka zgjedhur të ripublikojë në rrjete sociale disa foto nga dasma madhështore ku shfaqet krahë partnerit të saj duke kërcyer.

Ndërsa në disa të tjera ajo pozon vetëm me disa modele të fustanit të nusërisë.

Armina është një blogere e njohur dhe zotëron linjën e saj të veshjeve. Ndryshe nga partneri i saj, Shkëlzeni, Armina është më aktive në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria, takimet apo eventet familjare. Këtë herë ajo na ktheu 1 vit para përmes fotove nga dasma e saj madhështore.