1 muaj nga lindja e Atarës, në shtëpinë e Turit dhe Orindës bëhet super festë (FOTO LAJM)

Çifti simpatik i ekranit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan më 15 korrik me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Është bërë 1 muaj nga lindja e të voglës dhe në shtëpinë e Orindës dhe Turit ka festë.

Huta ka ndarë në Instagram një video të shkurtër, në të cilën shihet se ata kanë përgatitur një tortë për 1-mujorin e lindjes së Atarës. Në video, Orinda shihet duke mbajtur të voglën, që e ka vendosur përballë tortës.

“Atara ime është 1-muajshe”, shkruan Orinda përkrah videos me vogëlushen.

Menjëherë pas ardhjes në jetë të Atarës, Turi ndau në rrjete sociale një foto me vajzën, duke i zbuluar edhe portretin e ëmbël.

“Atara lëre TikTok-un, vrap gjumë tani!“, shkroi Turi përkrah fotos me vajzën.


Shtuar 16.08.2021 09:32