1.8 milion dollarë unaza e martesës, çdo ndodhë me të pas divorcit të Jennifer Lopez

Pas aludimeve të shumta dhe përpjekjeve të tyre fillestare për t’i mohuar këto lajme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen.

Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- është shprehur dyshja.

Ata u ndanë, por meraku i fansave ishte unaza 1.8 milion dollarëshe e fejesës, me të cilën Arod i propozoi këngëtares.

Kush do ta mbajë atë?

Burime për “TMZ” kanë treguar se Lopez vazhdon ta mbajë unazën e diamantit dhe nuk ka pasur asnjë lloj diskutimi për të zgjedhur nëse do e përdorte më apo jo. Ajo dhe Alex kanë dhuruar gjatë gjithë lidhjes së tyre shumë dhurata, përgjithësisht bizhuteri dhe ora, të cilat dyshja ka vendosur t’i lërë në vendin që janë.