Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja për zgjedhjet parlamentare shkon në 45 përqind

Në Maqedoninë e Veriut më 8 maj mbahen dy palë zgjedhje: rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare.

Shkon në 45 përqind pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Mediat maqedonase raporotjnë se në zgjedhjet presidenciale jehonë më të madhe ka në Novac me 66,47%, ndërsa jehonë më të vogël ka në komunën e Likovës me 6,48%. Për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është 1.815.350 votues.

Që të zgjidhet presidenti i ri në zgjedhje duhet të dalin rreth 750 mijë votues.

Edhe në zgjedhjet Parlamentare të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët janë të përçarë. Koalicioni Fronti Europian kryesohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim me në krye Ali Ahmetin ndërsa koalicioni Vlen i Arben Taravarit është në koalicion me VRMO DPMNE së Hristijan Mickoski.

Nga ana tjetër në këto zgjedhje eshte edhe LSDM-ja.

Teksa shprehu vullnetin e tij politik në kutinë e Votimit, Kryeministri I Parë Shqiptar i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri në një prononcim ekskluziv për ABC News deklaroi se sot shpreson që vendi të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të shkojë në drejtimin Europian.


Shtuar 8.05.2024 19:04