Von der Leyen në Shkup: Maqedonia e Veriut ka edhe një hap për të hapur kapitullin e parë të negociatave me BE-në

Pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Maqedonia e Veriut i përket Bashkimit Evropian, por për të avancuar duhet të përmbushë edhe një detyrim të fundit.

Të lidhura

None found

“Mesazhi im është i qartë: ju jeni pjesë e Evropës dhe tani duhet të ndërmerrni vetëm një hap vendimtar për të ecur përpara dhe për të hapur kapitullin e parë. E kuptoj se kjo është një çështje e ndjeshme, por dua të theksoj qartë se çfarë përfaqëson Evropa. Maqedoninë e Veriut do ta mirëpresim me identitetin dhe gjuhën e saj. Ne besojmë se kultura dhe gjuha maqedonase do ta pasurojnë Unionin tonë, pasi motoja jonë është diversiteti në unitet”, tha von der Leyen.

Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se vendi po i përmbush detyrimet e përcaktuara dhe se tani është momenti që Evropa të garantojë një proces të drejtë, pa vendosur kushte të reja.

Sipas tij, biseda me von der Leyen ishte e hapur dhe përmbajtjesore, ndërsa në fokus ishin çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen evropiane të vendit.

“Në takim folëm për reformat, ritmin e procesit të anëtarësimit dhe vështirësitë që prej vitesh kanë ndikuar në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Qëndrimi i vendit tonë është i qartë dhe nuk ka ndryshuar. Ne synojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe po punojmë me përkushtim për këtë objektiv. Njëkohësisht, vlerësojmë se ka ardhur koha që institucionet evropiane t’i japin këtij procesi një mbështetje më të fuqishme politike. Orientimi ynë evropian nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë i diskutueshëm. Kërkesa jonë është që procesi të jetë i drejtë dhe të bazohet në rregulla të qarta”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se shteti po i përmbyll detyrimet dhe po zbaton reformat e kërkuara nga një vend kandidat, herë brenda afateve dhe herë me vonesa të vogla, por në fund ato po përmbushen./Telegrafi/


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet