Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Kuvend ka mbajtur takim koordinues me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë, ku është diskutuar për rikonstruimin e qeverisë të propozuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Në koordinim, siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, është konstatuar se zgjidhjet kadrovike për përbërjen e qeverisë janë rezultat i koalicionit “Pazar 3” ku, siç thonë ata, interesi primar nuk është përparimi i shtetit, por interesat e biznesit dhe ambiciet personale të personelit.
“Vetë zgjidhjet që janë propozuar tregojnë se qeveria menaxhohet nga BDI dhe Ahmeti, ndërsa Kovaçevski është shërbëtor i interesave të tij. Derisa Ahmeti dhe BDI po shkrijnë dhe zhvlerësojnë opozitën shqiptare, Kovaçevski dhe LSDM-ja po paguajnë për planin e Ahmetit”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.
Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo përbërje qeveritare nuk do të sjellë as reforma e as përparim, por krim, tenderë në hije dhe thellim të krizës./alsat