Sipas VMRO-DPMNE-së, jostabiliteti dhe masat e qeverisë të miratuara shumë vonë për uljen e inflacionit çuan në rritjen enorme të çmimeve.
Opozita konsideron se inflacioni është rritur për shkak të prodhimit vendas historikisht të ulët të energjisë elektrike, rritjes së akcizës për derivatet e naftës, mungesës së reagimit nga rezervat të mallrave dhe naftës dhe performancës së dobët të Bankës Popullore.
Kompanitë në Maqedoni paguajnë çmimet më të larta për energjinë elektrike. E gjithë kjo, sipas VMRO-së, është konfirmim se inflacioni është jashtë kontrollit./alsat