maqedoni

VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të qeverisë së re

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, thanë se kanë arritur pajtueshmëri për “shtyllat kryesore” gjatë një takimi të shtunën për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për media pas takimit në Shkup, këto dy parti njoftuan se takimi mes liderëve partiakë ka zgjatur rreth tre orë dhe se ata janë pajtuar për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit.

“Integrimi evropian, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jenë shtyllat bazë të punës së qeverisë së re”, thuhet në deklaratën e përbashkët pas takimit të mbajtur mes delegacionit të VMRO DPMNE-së, të kryesuar nga Hristijan Mickoski, dhe drejtuesve të koalicionit VLEN, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Drejtuesit e dy kampeve politike kanë bërë të ditur se, nga java e ardhshme, bisedimet do të vazhdojnë mes grupeve të punës “për të gjitha çështjet deri në finalizimin e bisedimeve për bashkëqeverisje”.

VMRO DPMNE-ja i fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare më 8 maj dhe në përbërjen e re parlamentare do t’i ketë 58 deputetë nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Koalicioni opozitar shqiptar VLEN ia doli t’i fitojë 13 ulëse në Parlament dhe drejtuesit e tij kanë thënë se “janë përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve në qeverinë e ardhshme”.

Mickoski pritet që, pas inaugurimit të presidentes së re të shtetit Gordana Silanovska Davkova, ta marrë mandatin për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Ndërkohë, Fronti Evropian, i cili drejtohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) deri tani në pushtet, pretendon se përfaqësuese legjitime e shqiptareve, duke qenë se i ka fituar 19 ulëse në Parlament në zgjedhjet e 8 majit. Pjesë e këtij koalicioni ishin edhe partitë turke, rome dhe boshnjake.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha të shtunën në një mbledhje të Frontit Evropian në Shkup se partitë shqiptare duhet të respektojnë një dokument, që sipas tij, është nënshkruar nga të gjitha partitë se “kusht për pjesëmarrjen në qeverinë e re do të jetë miratimi i ndryshimeve kushtetuese me qëllim vazhdimin e procesin të anëtarësimit të vendit në BE”.

“Ne, partitë politike të nënshkruara më poshtë, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhet vendi, ndiejmë detyrimin se jemi të vendosur që tani dhe në të ardhmen të bashkëpunojmë dhe bashkëqeverisim vetëm me ato parti politike që pranojnë të mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE”, tha Ahmeti duke prezantuar dokumentin e partive shqiptare.

të fundit

Mourinho i përcakton Real Madridit dy objektivat në Ligën e Kampionëve

Jose Mourinho ka përcaktuar dy objektivat kryesore të Real Madridit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve: sigurimin e…

2 minutes ago

Brvenica will elect its mayor in a second round in two weeks

Pas dy javësh, do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në Komunën e Brvenicës, pasi asnjë…

33 minutes ago

Banjska raises questions about Kosovo’s security: Experts call for justice and accountability from Serbia

Sulmi terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, vazhdon të ngrejë shqetësime për sigurinë dhe stabilitetin e…

34 minutes ago

Italian man, 55, sentenced to two years in prison for sharing his former partner’s intimate images without permission for 12 years

Një 55-vjeçar nga zona e Torinos është dënuar me dy vjet burg, me kusht pezullimin e dënimit, pasi për 12…

36 minutes ago

Tirana in chaos, Rama finds Russia and Iran to blame: Albania part of a well-coordinated attack

Kryeministri Edi Rama, flet për ndërhyrje të huaja për protestat ne Tiranë, duke përmendur Rusinë dhe Iranin si pjesë të…

36 minutes ago

Actor Mevlan Shanaj sharply criticizes Rama: Why have you sunk to this state just for a shitty seat of power?! Step down, admit your failure

Aktori Mevlan Shanaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka vendosur një diktaturë dhe duke…

37 minutes ago