Aktiviteti i organizuar nga shkolla fillore “Goce Dellçev” në Tetovë për 82-vjetorin e çlirimit të qytetit do të kontrollohet nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, bëri të ditur se do të kërkohet përgjegjësi nëse verifikimi konstaton shkelje. Gjatë manifestimit, disa fëmijë u shfaqën me uniforma ushtarake dhe armë të improvizuara.
None found
Ngjarja u zhvillua më 19 nëntor, përpara Pallatit të Kulturës në Tetovë. Në program u përfshinë nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Goce Dellçev”.
Në një postim në rrjetet sociale, shkolla njoftoi për pjesëmarrjen e nxënësve në programin festiv kushtuar përvjetorit dhe vuri në dukje rëndësinë e njohjes së historisë dhe të kultivimit të dashurisë për qytetin.
E pyetur pas publikimit të pamjeve nëse do të ndërhyjnë institucionet, sikurse ishte kërkuar nga inspektorati dy vjet më parë për një aktivitet në shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek, Janevska tha se përgjegjësia do të kërkohet nëse pretendimet vërtetohen.
“Sigurisht, nuk ka dilemë. Do të veprojë edhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe, nëse vërteton se është e vërtetë, do të kërkohet përgjegjësi. Do të kërkojë edhe zbatimin e programeve për bashkëpunim dhe mirëkuptim ndëretnik, si dhe multikulturalizëm në shkolla. Ne ndajmë mjete për këtë. Sigurisht, do të bëjmë edukim shtesë, ashtu siç bëmë edhe në Çellopek. Do t’u kërkojmë partnerëve tanë të huaj të përfshihen në këto procese, në mënyrë që të arrijmë efekt më të madh”, u shpreh ministrja Vesna Janevska.
Në nëntor të vitit 2024, gjatë një veprimtarie shkollore në shkollën fillore “7 Marsi” në Çellopek, disa nxënës shqiptarë u paraqitën me uniforma të UÇK-së dhe armë plastike.
Janevska reagoi ashpër në atë kohë, duke kërkuar inspektim nga Inspektorati i Arsimit dhe duke paralajmëruar se organizatorët do të mbanin përgjegjësi. Pas kontrollit, përgjegjësia për organizimin iu ngarkua një mësimdhënëseje të shkollës.
Ngjarja në Çellopek nxiti reagime edhe në politikë. Partitë opozitare shqiptare e kritikuan ministren për mënyrën e trajtimit të rastit.
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 177 ditësh, ndërsa qytetarët nuk janë ndalur dhe kanë dalë sërish…
Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale Ndalimi i…
Beriane Mustafa, gazetare dhe e bija e gazetarit e veprimtarit Xhemail Mustafa, ka kujtuar sot babanë e saj në 26-vjetorin…
Manifestimi i shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë, me rastin e shënimit të 82-vjetorit të çlirimit të qytetit, do të…
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm paralajmërohet rritje e ngrohjes qendrore për qytetarët për rreth 7,5 për qind, nëse…
Momente paniku janë regjistruar mëngjesin e së hënës, 23 nëntor, në gjimnazin “La Martinière Monplaisir” në Lion të Francës, ku…