maqedoni

Grupet e punës mes VMRO dhe VLEN filluan takimet për bashkëqeverisje

Grupet e punës mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN filluan takimet për arritjen e marrëveshjes së bashkëqeverisjes.

Takimi i parë u zhvillua në selinë e VMRO-DPMNE-së, ku koalicioni VLEN u përfaqësua nga ekipi në të cilin të gjitha partitë kanë deleguar njerëz.

Ekipin negociues të VLEN e përbejnë: Azir Aliu, Visar Ganiu, Adnan Azizi dhe Bashkim Murtezi. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja në negociata përfaqësohet nga Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska dhe Timço Mucunski. Në një njoftim për media pas përfundimit të takimit u tha se bisedimet do të vazhdojnë.

“Në takim u theksua se është e nevojshme të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët. Gjatë udhëheqjes së tillë të përbërjes së ardhshme qeveritare të respektohen parimet e dakorduara të veprimit, dinamizimi i fuqishëm i integrimeve në BE, lufta pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit dhe reformat ekonomike për një standard më të lartë jetese. Grupet e punës u dakorduan që bisedimet në frymë pozitive të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet ne njoftimin e VLEN dhe VMRO.

Megjithatë as VLEN dhe as VMRO-DPMNE-ja e Hristijan Mickoskit nuk tregojnë nëse bisedimet kanë arritur në stadin e ndarjes së resorëve apo edhe emrave konkret se kush do të udhëheq me to. Nga të dyja palët thonë se është akoma herët për të arritur në ndarjes resorësh dhe caktim kuadrosh dhe se për marrëveshjen eventuale do të ketë njoftim në kohë.

“Metodologjia e punës dhe dinamika e saj janë temat e sotme. Kur do të filloni me bisedime konkrete për zgjidhje kadrovike? Besoj nga takimi i ardhshëm do të ketë diçka konkrete”, tha Azir Aliu, VLEN.

Negociatat parimore nisën në nivel liderësh fundjavën e kaluar në zyrat e koalicionit VLEN në Sheshin Skënderbeu në Shkup.

Përveç VLEN-it, Mickoski gjatë javës ka zhvilluar takime edhe me partnerët e koalicionit parazgjedhor, ndërsa nuk dihet nëse negociatat për shumicën e re i ka zgjeruar edhe me subjekte të tjera ose jo.

Për momentin nuk ka informacion nëse partia e ZNAM e Maksim Dimitrievskit është në planet e Mickoskit ose jo.

Negociata dhe bisedime të paktën në rrugë zyrtare nuk ka pasur as me BDI-në, për të cilën Mickoski ka deklaruar se është koha të shkojë në opozitë.

Negociatat për Qeverinë e re po zhvillohen në kohën kur Gjykata Administrative po shqyrton ankesat e Frontit Evropian mbi vendimet e KSHZ-së për rivotim në 7 qendra votimi në njësinë 5 dhe 6 zgjedhore. A

fati për vendimin mbi ankesat e dorëzuara në Administrative është 48 orë. Gjykata duhet të vendos nëse në Zhelinë, Strugë, Ohër, Krushëve dhe Dollneni do të ketë rivotim ose jo.

të fundit

SHBA kryen deportimin e parë të një emigranti në Palau, sipas marrëveshjes mes dy vendeve

Për herë të parë, autoritetet amerikane kanë dërguar një emigrant të deportuar në Palau, shtetin ishullor në Oqeanin Paqësor, në…

5 minutes ago

31-vjeçarja humb jetën në Florida pasi u sulmua nga një aligator 3.7 metra i gjatë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, pasi një grua 31-vjeçare humbi jetën pas një…

5 minutes ago

Nexhmije Gjema reagon ashpër: Parlamenti Evropian sot e “bëri për pesë pare” Edi Ramën

Analistja Nexhmije Gjema ka reaguar pas kritikave që eurodeputetë evropianë i kanë drejtuar qeverisë së Shqipërisë, duke akuzuar për standarde…

9 minutes ago

The 32nd protest against Edi Rama to be held today, citizens demand the prime minister’s unconditional removal

Sot në 19:00 do të mbahet protesta masive e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej…

12 minutes ago

Copernicus reports a new record for ocean temperatures in June, first half of 2026 among the hottest on record

Muaji qershor shënoi një rekord të ri historik për temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në të gjithë botën, në një situatë…

12 minutes ago

France sets dates for presidential election, first round on April 18, 2027

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë do të mbahen më 18 prill dhe 2 maj 2027. Vendimi është konfirmuar për…

12 minutes ago