Categories: sport

UEFA vlerëson rrugëtimin europian të Egnatias me një speciale për kampionët shqiptarë

Egnatia po shijon për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në fazën e ligës së një turneu të UEFA-s. Në UEFA Conference League, skuadra nga Rrogozhina ka marrë 2 pikë në tri ndeshjet e para dhe synon që në gjysmën e mbetur të garës të sigurojë pikët që do t’i mundësojnë të vazhdojë rrugëtimin europian.

Revista e UEFA-s për Conference League i ka kushtuar hapësirë edhe kampiones së Shqipërisë, duke e renditur mes skuadrave interesante që kanë tërhequr vëmendjen në kontinent. Ky vlerësim lidhet me arritjet e Egnatias në futbollin shqiptar vitet e fundit, si edhe me paraqitjen në edicionin e saj të parë në këtë kompeticion.

Të lidhura

None found

Në speciale, trajneri Nevil Dede flet për emocionet e pjesëmarrjes në Conference League, suksesin e skuadrës dhe elementët që qëndrojnë pas tij.

“Asgjë nuk ndërtohet nga një njeri i vetëm. Në futboll përfshihen klubi, kontratat e lojtarëve, administrata dhe, në fund, trajneri. Gjithçka duhet të ecë në harmoni; ne mendojmë dhe komunikojmë në të njëjtën mënyrë.

Për mua, ky është çelësi kryesor. Ndihem i privilegjuar dhe krenar që punoj në këtë klub. Edhe unë kam dhënë kontributin tim, por po ashtu kanë bërë të gjithë ata që kanë shtuar nga një tullë në suksesin e Egnatias.

Që në prezantimin tim të parë, gjatë takimit me presidentin dhe drejtorin, kuptova se klubi funksionon si një familje. Kështu e kam ndier që nga fillimi e deri te shpallja kampion. Edhe sot e përjetoj njësoj: si një familje ku ndahen emocione e ndjenja, por mbi të gjitha mbizotërojnë dashuria dhe respekti.

Sigurisht, ka edhe luhatje në humor, qoftë në marrëdhëniet me presidentin e drejtorin, qoftë me lojtarët. Megjithatë, suksesi ynë qëndron te fakti se kemi të njëjtin mendim dhe flasim me një zë. Unë jam vetëm një pjesë e këtij grupi. Shpresoj të vazhdojmë të luajmë siç kemi bërë deri tani.

Nuk tërhiqemi dhe nuk vendosim autobus para portës. Klubi na mundëson udhëtimin me charter, ndaj edhe në fushë duhet të luajmë si charter”, u shpreh Nevil Dede.

Sulmuesi Ildi Gruda foli për peshën që kanë dy golat e tij në Conference League, si për të, ashtu edhe për futbollin shqiptar. Ai shpreson të ruajë të njëjtin ritëm në tri ndeshjet e fundit dhe të lërë gjurmë në turne.

“Për mua, këta gola kanë vlerë të veçantë. Është një kompeticion shumë i mirë dhe luhet në nivel të lartë. Shpresoj të shënoj sërish në ndeshjet e ardhshme, të ndihmoj ekipin dhe të ecim përpara. Në familjen time futboll kanë luajtur të gjithë: babai, xhaxhai, vëllai dhe tani edhe unë.

Egnatia është ndërtuar për të hedhur hapa të rëndësishëm drejt futbollit europian. Po luajmë futboll të bukur dhe besoj se, me paraqitjet tona, e kemi bërë Shqipërinë sadopak krenare. Kemi një grup fantastik, shumë të mirë. Frymën që kemi jashtë fushës e tregojmë edhe kur luajmë”, tha Gruda.

Për Alessandro Albanesse, Egnatia është bërë si një shtëpi e dytë. Ai e përshkruan aktivizimin në arenën europiane me klubin rrogozhinas si një ëndërr të realizuar.

“U përshtata shumë shpejt te Egnatia. Që në mbërritje e ndjeva se jemi një familje dhe këtë e kuptova që gjatë javës së parë. Kjo është arsyeja pse u gëzova shumë kur iu bashkova klubit. Kur flitet për Egnatian, mendoj menjëherë për Shqipërinë.

Siç e dini, ajo është aktualisht skuadra më e mirë në Shqipëri dhe këtë e ka dëshmuar edhe në tre vitet e fundit. Jam i lumtur që ndodhem këtu. Pjesëmarrja në UEFA Conference League me një ekip shqiptar është diçka shumë pozitive për vendin.

Për mua, kjo është gjithashtu një ëndërr e bërë realitet. Që fëmijë kam dashur të luaj në Europë dhe tani më është dhënë mundësia të tregoj aftësitë e mia e të vazhdoj përpara”, përfundoi Albanesse.

të fundit

Mercedes krijon një model të vetëm SL 55 për kampionen e WTA Finals 2026

Mercedes-AMG ka prezantuar një veturë të veçantë, të krijuar në vetëm një ekzemplar, e cila do t’i dhurohet fitueses së…

6 minutes ago

Geely hedh veturën nga shkëmbi në një demonstrim të sigurisë së saj

Në fillim të nëntorit 2026, BYD tërhoqi vëmendjen pasi vendosi rekord të ri të shpejtësisë për një veturë prodhimi me…

7 minutes ago

Shpërthim piroteknik në një gjimnaz në Francë, rreth 40 nxënës të lënduar

Momente paniku janë regjistruar mëngjesin e së hënës, 23 nëntor, në gjimnazin “La Martinière Monplaisir” në Lion të Francës, ku…

13 minutes ago

Aksident në Qafën e Koshovicës, drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe del nga rruga, përfundon në spital një person

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Levan, në vendin e njohur si Qafa e…

15 minutes ago

Plarent Ndreca thotë se nuk po i lejohet të takohet me Erion Veliajn: Një situatë e përsëritur dhe skandaloze

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka deklaruar për mediat se nuk është lejuar të takojë klientin…

18 minutes ago

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq përdorën Bosnjën si rrugë largimi nga Serbia, analistët vënë në dukje lidhjet politike e kriminale

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale Ndalimi i…

28 minutes ago