maqedoni

VLEN të kënaqur nga ndarja e “kulaçit” qeveritar

Ndërsa nga VMRO DPMNE thonë se tashmë bisedimet janë konkretizuar deri në eshalonin e tretë me partnerin e ri VLEN, dhe se numrat në fund të ditës nuk kanë aq shumë rëndësi në bisedime, nga Koalicioni VLEN sot konfirmuan intensitetin e bisedimeve, por gjithsesi ruajtën konfidencialitetin e tyre.

“Kemi pas ditë ku intensiteti i bisedimeve ka qenë me orë të tëra, ajo ka qenë në funksion për të bërë më të mirën për shtetin tonë dhe gjithashtu mund të them se kaluar në një atmosferë të mirë”, deklaroi Visar Ganiu, VLEN.

Të lidhura

None found

Pa shpalosur detaje si në ndarjen kadrovike ashtu edhe në emra të mundshëm të bartësve të këtyre pozitave, Visar Ganiu që ishte pjesë e ekipit negociator konfirmoi vetëm se sekretariati për çështje evropiane, në Qeverinë e re do të transformohet në ministri.

“Sekretariati që ishte më herët për eurointegrime domethënë kalon në ministri, me buxhet dhe kabinet të vetin dhe të gjitha nishanet që duhet t’i ketë një ministri. Nga ana tjetër procesi i bisedimeve ka kaluar në atmosferë pune…Informacionet për momentin, jemi zotuar që në fillim të bisedimeve se do ti ndajmë me ju, të gjtihë së bashku si grup, të cilët kemi qenë në ato bisedime, dhe do të ishte jo korrekte”, tha Visar Ganiu, VLEN.

Sipas informacioneve që ka vërtetuar tashmë ALSAT, në Qeverinë e re koalicionit VLEN do të ketë 6 ministri, Shëndetësia, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Ministria e Ekologjisë, Ministria për Integrime Evropiane dhe Ministria për Qeverisje të Mirë. VLEN do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë, që njëkohësisht do të jetë edhe ministër i Ekologjisë. VLEN gjithashtu do të përfaqësohet në ekzekutiv edhe me 7 zëvendësministra edhe atë në Ministrinë e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Arsimit, Transportit, Bashkësitë Etnike dhe zëvendës ministër të Bujqësisë apo të Punëve të Jashtme. Ky koalicion do të ketë edhe sekretarë shtetërorë në dikasteret që drejtohen nga koalicioni Vlen dhe rreth 400 drejtorë dhe udhëheqës institucionesh. /Alsat.mk

të fundit

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Dinamos, skuadra e Dajës synon të ruajë ritmin e kampionit në “Loro Boriçi

Vllaznia - Dinamo Vllaznia 0 – 0 Dinamo 1’ - Nis sfida në “Loro Boriçi” [...]Read More...

42 seconds ago

Missile hits Riyadh airport; Etihad and flydubai suspend flights, with flydubai cancellations extended through October 14

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

4 minutes ago

Rain gradually recedes, here is what the weather will be like on Monday

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…

4 minutes ago

Trump announces energy ceasefire between Moscow and Kyiv, Zelensky: I was not aware

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…

5 minutes ago

Ballistic missile hits Riyadh airport, Etihad and flydubai suspend flights until October 14

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

5 minutes ago

Trump: Russia and Ukraine agree to halt attacks on energy infrastructure

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të dielën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim…

6 minutes ago