Categories: sport

Ministrja Pacolli njofton ndërhyrje në Badovc e Batllavë, teksa vazhdojnë rrënimet në Ujman

Pranë liqenit të Ujmanit vijon prishja e ndërtimeve pa leje, teksa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se ndërhyrje do të ketë edhe në Badovc e Batllavë.

Në një intervistë për “Përballje Podcast” në Telegraf, ministrja Fitore Pacolli-Dalipi bëri të ditur se fokusi në këto dy liqene do të jetë te objektet në zonat sanitare, të cilat mbrojnë ujin e pijshëm.

Të lidhura

None found

Sipas ministres, ndërhyrjet në Ujman kanë filluar për shkak të rëndësisë që ka ky liqen për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për nevojat e industrisë. Ajo shtoi se procesi po zgjatet për shkak të numrit të objekteve dhe kontrolleve që duhet të kryhen përpara se të ndërhyhet.

Pacolli-Dalipi deklaroi se numri i objekteve pa leje është i lartë dhe se ato po shemben hap pas hapi, pasi duhet të respektohen procedurat ligjore. Sipas saj, në fillim kontrollohet se kujt i përket prona dhe në çfarë zone është ngritur ndërtesa.

Lidhur me pohimet se shembjet në Ujman po shënjestrojnë komunitetin serb, Pacolli-Dalipi u përgjigj se Ministria u ka komunikuar ambasadave dhe Zyrës së Bashkimit Evropian mënyrën e zhvillimit të procesit. Ajo theksoi se institucioni vepron sipas ligjeve në fuqi dhe nuk bën dallime.

Për Badovcin dhe Batllavën, Pacolli-Dalipi tha se ekzistojnë objekte që duhet të hiqen, sidomos në zonat sanitare. Këtë zonë ajo e cilësoi si brezin e parë mbrojtës të liqenit, ku ndërtimet dhe veprimtaritë që mund të ndikojnë në cilësinë e ujit janë të kufizuara.

Ministrja vuri në dukje se në zonën sanitare ndodhen edhe restorante dhe veprimtari të tjera. Sa i përket Batllavës, ajo sqaroi se për shkak të dendësisë së objekteve ndërhyrja është më e ndërlikuar dhe se Ministria e ka shqyrtuar tashmë dosjen për këtë zonë.

Si rast i një ndërhyrjeje që tashmë ka përfunduar, Pacolli-Dalipi përmendi Radoniqin. Ajo shpjegoi se atje procesi ishte më i thjeshtë për shkak se numri i objekteve pa leje ishte më i vogël. Në liqenin e Radoniqit sot nuk ka ndërtime ilegale, theksoi ajo.

Në të njëjtin podcast, ajo foli edhe për kohën kur pritet të fillojë ndërtimi i pesë digave të premtuara nga kryeministri Albin Kurti, si dhe nëse Qeveria po e pengon Komunën e Prishtinës në menaxhimin e mbeturinave.

të fundit

Analiza e ecurisë së Kosovës në Ligën e Kombeve: sukseset dhe pengesat e Dardanëve në podcastin “Arena e Yjeve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…

4 minutes ago

Ben-Meir: 600 mijë dollarët e lobimit në SHBA duhet të sjellin rezultate konkrete

Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…

4 minutes ago

Indrit Tuci i jep fitoren Olimpija Ljubjanës ndaj Kalcer Radomijes në kampionatin slloven

Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...

12 minutes ago

Protesta qytetare në Tiranë, marshim drejt Rrugës së Elbasanit me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…

13 minutes ago

Ron Raçi i siguron fitoren Hajdukut të Splitit me golin vendimtar

Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e Hajdukut të Splitit. Raçi e realizoi golin…

21 minutes ago

Lazio triumfon sërish në Serie A, mposht Leccen dhe mbetet e pamposhtur

Lazio ka regjistruar tjetër fitore, duke konfirmuar formën e mirë dhe duke vazhduar të qëndrojë në krye të renditjes me…

22 minutes ago