Categories: maqedoni

VLEN pyet: A lidhen paralajmërimet e Ahmetit për largim nga politika me Artan Grubin?

Ngritja e aktakuzës ndaj Artan Grubit ka shkaktuar tensione brenda BDI-së, ndërsa nga VLEN thonë se shqetësimi lidhet me atë që ai mund të kujtojë.

Të lidhura

None found

Sipas VLEN-it, Ali Ahmeti po paralajmëron largimin nga politika aktive, duke pretenduar se dëshiron të tërhiqet, por se bashkëpartiakët nuk e lejojnë. Këtë arsyetim ata e cilësojnë si “përrallë me mbret”, siç thuhet në popull.

Nga VLEN deklarojnë se prej kohësh e kanë përshkruar Artan Grubin si “kutinë e zezë” të BDI-së, pasi shumë llogari dhe zhvillime brenda partisë varen nga prania ose mungesa e tij.

Ata vlerësojnë se nuk është e rastësishme që Bujar Osmani, i cili ndodhet në pozicion startues, ngre në publik çështje dhe pyetje që lidhen me Grubin, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi.

Sipas VLEN-it, Islam Abazi do të ketë një rol me peshë të madhe në zhvillimet e ardhshme në BDI. Siç pretendojnë ata, brenda kësaj partie po bëhen përpjekje të dëshpëruara për të krijuar idenë se gjithçka është nën kontroll, megjithëse situata prej kohësh u ka rrëshqitur nga duart.

Në përmbledhje, VLEN thotë se personi që do të bëhet kurban do të përcaktohet nga ajo që Artani mund të ketë “kënduar si bilbil”.

“Për Ali Ahmetin, periudha e vështirë sapo ka nisur. Përpara nuk mund të dalë, ndërsa prapa nuk ka ku të shkojë”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Tags: vlen

të fundit

Nga viti 2027, gjithçka do të jetë falas! Shkarkoi drejtoreshën e çerdheve dhe kopshteve, Erion Veliaj zbulon se kush emërohet në vend të Zhaneta Beqirit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar ndryshimin në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve. Pas 13 vitesh bashkëpunimi…

23 seconds ago

Bogachek i nominuar për ambasador në Kosovë, pritshmëritë ndaj administratës Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në…

1 minute ago

Berisha: Edi Rama është rrezik real për ekzistencën tonë, nuk mund të ketë kurrë paq me diktaturën

Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar intensifikimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, duke…

3 minutes ago

KOSTT-i pajtohet me gjetjet e auditimit, Mustafa ngre shqetësime për 72 kontratat prej 54 mijë eurosh

KOSTT-i është pajtuar me të gjitha gjetjet e evidentuara në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2025.…

12 minutes ago

Hoti kritikon shpenzimet për qira: Për pesë-gjashtë vjet janë paguar gati 70 milionë euro

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës ka shqyrtuar Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin…

12 minutes ago

Mickoski: Më 28 Nëntor flamuri shqiptar do të vendoset në Shkup dhe në shumë komuna

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur i vetëdijshëm se më 28 Nëntor, flamuri shqiptar do të valojë…

13 minutes ago