Categories: maqedoni

VLEN: Garancitë e Ahmetit për pafajësinë e Grubit po e çojnë atë drejt dënimit

VLEN deklaron sot se këmbëngulja e Ali Ahmetit për të garantuar pafajësinë e Artan Grubit, në fakt, mund të përfundojë duke ndikuar në dënimin e tij.

Të lidhura

None found

Sipas VLEN-it, sa më shumë që Ahmeti përpiqet ta mbrojë Grubin, aq më tepër krijohet përshtypja se ai po e sakrifikon. Edhe më herët, kur Ahmeti siguroi se nuk do të kishte aktakuzë dhe se Grubi do të lirohej, zhvillimet shkuan në drejtim të kundërt: paraburgimi i Grubit u zgjat dhe ndaj tij nisi procedura.

VLEN ngre pyetjen se çfarë po synon të pengojë Ahmeti dhe nëse ai ka frikë nga ajo që mund të dëshmojë Grubi. Sipas tyre, Ahmeti mund ta ketë pranuar me vetëdije sakrifikimin e tij, duke llogaritur se kështu do t’i krijojë vetes mundësinë për t’u rikthyer në pushtet.

Partia vlerëson se, duke deklaruar vazhdimisht se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti po kontribuon në drejtim të kundërt dhe po e afron atë me një dënim të mundshëm.

Presioni politik dhe publik ndaj gjykatës, në një çështje ku është i përfshirë një person që ndodhet në listën e zezë të SHBA-së, sipas VLEN-it, mund të sjellë vetëm rezultat të kundërt. Kjo lojë e rrezikshme politike e Ahmetit, thekson partia, po përshpejton largimin e tij nga politika, ndërsa është vetëm çështje kohe që pakënaqësia brenda BDI-së të bëhet publike.

VLEN shton se prej dy vitesh Ahmeti u premton mbështetësve të tij se kthimi në Qeveri do të ndodhë sot ose nesër. Megjithatë, kjo nuk ndodhi dhe në zgjedhjet lokale BDI-ja pësoi debakël. Tani, sipas partisë, ai po përpiqet ta shndërrojë edhe çështjen e Grubit në një tjetër bast politik, por këtë herë rreziku nuk lidhet vetëm me Grubin, por edhe me vetë Ahmetin.

Tags: vlen

të fundit

Nga viti 2027, gjithçka do të jetë falas! Shkarkoi drejtoreshën e çerdheve dhe kopshteve, Erion Veliaj zbulon se kush emërohet në vend të Zhaneta Beqirit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar ndryshimin në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve. Pas 13 vitesh bashkëpunimi…

16 seconds ago

Bogachek i nominuar për ambasador në Kosovë, pritshmëritë ndaj administratës Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në…

53 seconds ago

Berisha: Edi Rama është rrezik real për ekzistencën tonë, nuk mund të ketë kurrë paq me diktaturën

Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar intensifikimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, duke…

3 minutes ago

KOSTT-i pajtohet me gjetjet e auditimit, Mustafa ngre shqetësime për 72 kontratat prej 54 mijë eurosh

KOSTT-i është pajtuar me të gjitha gjetjet e evidentuara në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2025.…

12 minutes ago

Hoti kritikon shpenzimet për qira: Për pesë-gjashtë vjet janë paguar gati 70 milionë euro

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës ka shqyrtuar Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin…

12 minutes ago

Mickoski: Më 28 Nëntor flamuri shqiptar do të vendoset në Shkup dhe në shumë komuna

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur i vetëdijshëm se më 28 Nëntor, flamuri shqiptar do të valojë…

12 minutes ago