VLEN: Procesi i Berlinit forcon tregun rajonal dhe lidhjet ekonomike me BE-në

Ndërtimi i një tregu funksional në Ballkanin Perëndimor duhet të shoqërohet me bashkëpunim të qëndrueshëm, i cili e afron rajonin me Bashkimin Evropian, deklarojnë nga VLEN.

Të lidhura

None found

Sipas tyre, Procesi i Berlinit shërben si mekanizëm për ta shndërruar bashkëpunimin rajonal në rezultate konkrete, përmes reduktimit të pengesave për bizneset, rritjes së investimeve, përmirësimit të konkurrueshmërisë dhe forcimit të lidhjeve me zinxhirët evropianë të vlerës.

Rajoni disponon një potencial të konsiderueshëm ekonomik, ndërsa sfida e ardhshme është që kompanitë vendore të mos kufizohen vetëm në pjesëmarrjen në proceset e prodhimit. Ato duhet të rrisin vlerën e krijuar, të zhvillojnë teknologji dhe produkte të reja, si dhe të zgjerojnë praninë e tyre në tregun evropian.

Në kuadër të këtij angazhimi, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në konferencën ekonomike të zhvilluar në Budva, pjesë e Procesit të Berlinit. Diskutimet u përqendruan te konsolidimi i Tregut të Përbashkët Rajonal dhe te thellimi i integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

VLEN thekson se ky është modeli i bashkëpunimit rajonal që e mbështet, pasi krijon mundësi të reja dhe e afron Ballkanin Perëndimor me Evropën./Telegrafi/


Shtuar më 1.10.2026 13:33

Tags:
sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş